Vuçiç: U ndjeva i fyer në Paris
- strugaplus
- Nov 13, 2018
- 1 min read
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shprehur se është ndier i fyer nga trajtimi që i është bërë gjatë ceremonive për 100-vjetorin e fundit të Luftës së Parë Botërore në Francë.
Ceremonitë përkujtimore mblodhën në fundjavë në Paris liderë nga vende të shumta, të prekura nga konflikti. Nga fotografitë e shumta të shpërndara duket se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka qenë i ulur pas udhëheqësve të Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe SHBA-së, ndërsa Vuçiç ka qenë i ulur në anën përballë.
Mediat serbe shkruajnë se presidenti Vuçiç është ndier i fyer në këtë pritje që i është bërë në Paris, “Mund të imagjinoni se si jam ndjerë”.
“Nuk mund të besoja çfarë po shoh para meje, duke ditur sakrificën që populli serb ka bërë në Luftën e Parë Botërore”.
Ndërkohë në bazë të historianët thonë se Serbia, në krahasim me numrin e popullsisë, ka pësuar më shumë viktima se çdo vend tjetër gjatë Luftës së Parë Botërore.

Comments