top of page

TRYDO PËR RASTIN E KASHOGGJISË, “INTELIGJENCA KANADEZE I KA DËGJUAR REGJISTRIMET TURKE”

  • Writer: strugaplus
    strugaplus
  • Nov 13, 2018
  • 1 min read

Kryeministri kanadez Xhastin Trydo ka thënë se oficerët e inteligjencës kanadeze i kanë dëgjuar regjistrimet mbi atë se çfarë i ka ndodhur gazetarit saudit Xhamal Kashoggji, dhe ka shtuar se është duke diskutuar me aleatët se çfarë hapash duhet të ndërmerren.

Kashoggji kritik i princit saudit të kurorës Mohamed Bin Salman, është vrarë në konsullatën e mbretërisë në Stamboll nga një ekip i dërguar atje nga Rijadi. Autoritetet saudite e kanë pranuar se vrasja e tij ishte e planifikuar, por trupi i tij nuk është gjetur ende. Presidenti turk Rexhep Taip Erdoan, ka thënë gjatë fundjavës së audio regjistrimet e vrasjes së gazetarit u janë dhënë qeverive të Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë dhe Britanisë.

I pyetur gjatë një vizite në Parisë nëse inteligjenca kanadeze i ka dëgjuar regjistrimet turke, Trydo ka thënë: po, ndonëse ka shtuar se ai personalisht nuk i ka dëgjuar ato.

Ai ka shtuar se ka iseduar edhe me presidentin Erdoan lidhur me këtë çështje gjatë takimit të tyre në Paris.

Kanadaja është pjesë e të ashtuquajturit rrjetit pesë syshtë të inteligjencës, që ndanë informacone bashkë me SHBA-në, Britaninë, Australinë dhe Zelandën e Re.


Comments


Faqe Lajmesh - Dhe njoftimesh
bottom of page