Ambasada e SHBA: Taksa ndaj Serbisë-Bosnjës, nuk i sjell përfitime Kosovës
- strugaplus
- Nov 14, 2018
- 1 min read
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes të ngarkuarës me këtë detyrë Colleen Hyland, është shprehur se taksa e vendosur nga Qeveria e Kosovës për mallrat serbe krijon pasiguri për bizneset dhe paqëndrueshmëri ekonomike.
Përmes një postimi në Tëitter, ajo shkruan se Kosova nuk përfiton nga ngritja e detyrimeve ndaj anëtarëve të tjerë të CEFTA-s.
“Ngritja e detyrimeve ndaj anëtarëve të tjerë të CEFTA-s nuk i sjell përfitime Kosovës. Krijon vetëm pasiguri për bizneset dhe krijon paqëndrueshmëri ekonomike. Më mirë të futet më shumë përpjkeje në sigurimin e një të ardhmeje të begatë nëpërmjet dialogut.”
Nga ana tjetër Qeveria e Kosovës e ka arsyetuar vendimin ndaj Serbisë si të duhur për të mbrojtur prodhimet vendore.

Comments