LUFTA NË JEMEN, 149 TË VRARË NË 24 ORËT E FUNDIT
- strugaplus
- Nov 13, 2018
- 1 min read
Në luftimet e 24 orëve të fundit midis forcave besnike të qeverisë së Jemenit dhe rebelëve në qytetin e Hodeida, është raportuar të jenë vrarë së paku 149 persona.
Një zyrtar i ushtrisë jemenase konfirmoi se 7 civilë kanë humbur jetën, pa dhënë detaje të mëtejshme. Qyteti port me dalje në detin e Kuq, i kontrolluar nga rebelët Hoti që prej vitit 2014, është një pikë jetike hyrjeje e ndihmave për vendin që po shkon drejt skamjes.
Një burim nga koalicioni ushtarak pro-qeveritar në Jemen, që gëzon gjithashtu mbështetjen nga aleanca ushtarake e udhëhequr prej Arabisë Saudite, tha se rebelët Hoti u tërhoqën nga një ofensivë madhore që synonte të arrinte dalje në portin e Hodeidas.
Mjekët nëpër spitalet përreth qytetit raportuan se 110 rebelë dhe 32 luftëtarë besnikë të qeverisë ishin vrarë gjatë natës.
Afro 600 persona janë vrarë që prej nisjes së luftimeve në Hodeida, më 1 nëntor, me këtë të fundit që është një prej qyteteve jemenase me dendësinë më të madhe të popullatës. Rebelët Huti, nga ana e tyre gëzojnë mbështetjen e Iranit, edhe pse Teherani zyrtar mohon ndihmën ndaj tyre.

Comments