top of page

Beograd, tramvaji doli nga shinat, një i vdekur dhe pesë të lënduar

  • Writer: strugaplus
    strugaplus
  • Nov 13, 2018
  • 1 min read

Një person humbi jetën, ndërsa pesë të tjerë janë lënduar në një aksident të rëndë rrugor në qendër të Beogradit, i cili ndodhi sot në mëngjes, kur tramvaji doli nga shinat.

Aksidenti ndodhi kur një automjet “daçia”, kaloi në të kuqe dhe u përplas në pjesën e parme të tramvajit, i cili nga goditja e fortë doli nga shinat, u përplas në një pemë dhe shtypi një këmbësor. Personi vdiq në vendin e aksidentit.


Sipas informacioneve jozyrtare, të lënduarit janë pesë, duke përfshirë edhe shoferin e automobilit. Të lënduarit janë çuar në Qendrën Urgjente në Beograd. Dy prej tyre janë në gjendje kritike.

Në vendin e incidentit janë dërguar ekipe policore, ndihma e shpejtë mjekësore dhe shërbime zjarrfikëse.

Comentarios


Faqe Lajmesh - Dhe njoftimesh
bottom of page