Sindikatat: Rritja e pagave të bëhet nga 1 janari
- strugaplus
- Nov 15, 2018
- 1 min read
Një pjesë e shoqatave sindikale kërkojnë që në buxhetin për vitin 2019 të ketë rroga më të larta për administratën. Nga Sindikata e Pavarur e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës nuk pajtohen me rritjen e paraparë të rrogave prej 5%. Nga SASHK-u vlerësojnë se rrogat e punonjësve të arsimit janë larg nga mesatarja dhe kërkuan rritje serioze, pasi thonë se rroga më e ulët e një arsimtari është 12 mijë denarë, ndërsa e profesorëve 22 mijë denarë. Me reagim dolën edhe nga sindikata e SPOGJ-it, që i përfaqëson punonjësit në administratën gjyqësore. Nga SPOGJ përveç për lartësinë e rritjes së paraparë, reaguan edhe për sistemin dhe metodologjinë e llogaritjes së rrogave në administratën shtetërore. Rritja e fundit e rrogave në administratën shtetërore ishte në vitin 2014, ndërsa të gjitha shtesat dhe kompensimet tjera të rrogave u ngrinë me masat e kursimit që u vendosën në vitin 2008, thuhet në reagimin me shkrim të SPOGJ-it.
njofton www.alsat-m.tv

Comentarios