top of page

Gruevski përdori Shqipërinë për t’u arratisur drejt Hungarisë -

  • Writer: strugaplus
    strugaplus
  • Nov 15, 2018
  • 1 min read

Ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka perdorur Shqipërine nga dogana e Hanit të Hotit, për t’ju drejtuar më pas Hungarisë ku ka kërkuar azil politik.

Sipas infrmacioneve bëhet me dije se pasditen e datës 11 nëntorit ish-kryeministri maqedonas, ka dalë nga Hani i Hotit me automjetin CD1013A. Automjeti i perket ambasadës Hungareze në Tiranë.

Gjithashtu mesohet se makina me targa diplomatike është kthyer në Shqipëri rreth 45 minuta më vonë, por pa Gruevskin.

Ndërkohë nuk ka akoma një informacion zyrtar se nga cila pikë doganore Gruevski ka hyrë në vendin tonë, cështje e cila po hetohet nga policia shqiptare. Theksohet fakti se Nikola Gruevski u shpall në kërkim ndërkombëtar më 13 nëntor.



Comments


Faqe Lajmesh - Dhe njoftimesh
bottom of page