top of page

NË HUNGARI, OPOZITA KËRKON ARRESTIMIN DHE EKSTRADIMIN E GRUEVSKIT

  • Writer: strugaplus
    strugaplus
  • Nov 15, 2018
  • 1 min read

Në Hungari jo të gjithë e mirëpresin ish-kryeministrin Nikolla Gruevski. Ai e ka mbështetjen e madhe të mikut të tij, kryeministrit Viktor Urban, por jo edhe të një pjese të opozitës së vendit.

Kundërshtimin e tyre e kanë shprehur partia nacionaliste Jobik dhe partia e majtë Dialogu dhe Koalicioni Demokratik, vlerësojnë se Gruevskit duhet t’i refuzohet azili dhe ekstradohet në Maqedoni.

Zëdhënës i partisë Jobik, Adam Mirkocki, e ka cilësuar situatën si “skandal të paparë”, duke sugjeruar se Gruevski është “kriminel i kërkuar” nga një vendi ku nuk ka luftë dhe se nuk ka qenë i ndjekur penalisht mbi baza fetare apo politike. Ndërsa, Riçard Barabash, zëdhënës i “Dialogut”, theksoi se vendi i Gruevskit është “pas hekurave”. /SHENJA/



Comments


Faqe Lajmesh - Dhe njoftimesh
bottom of page