NGA NESËR, E DOMOSDOSHME PAJISJA DIMËRORE NË AUTOMJETE
- strugaplus
- Nov 14, 2018
- 1 min read
Nesër fillon të vlejë obligimi për posedim të domosdoshëm të pajisjes dimërore në automjete, i cili do të vlejë deri më 15 mars të vitit të ardhshëm. Këshilli republikan për siguri të komunikacionit në rrugë sot u bëri thirrje vozitësve të jenë përgjegjës dhe ta respektojnë obligimin ligjor. “Edhe pse kushtet e motit ende janë stabile, megjithatë në periudhën në vijim priten temperatura nën zero, posaçërisht në orët e hershme të mëngjesit dhe orët e mbrëmjes. Dukuria e ngricës në vende të caktuara me hije, ura, mbikalime apo nënkalime është pothuajse e qartë, ndërsa gjithashtu gjithnjë më e shpeshtë do të jetë edhe dukuria e rrugëve të ngrira”, thonë nga KRSKRR. Vozitësve të cilët nuk do ta respektojnë obligimin, u jepet urdhër-pagesë me gjobë në shumë prej 45 eurove në kundërvlerë të denarit, përkatësisht u regjistrohen 25 pikë negative. Njëherit nëpunësi policor mund të urdhërojë ndërprerje të lëvizjes së mëtutjeshme të automjetit, nëse vozitësi nuk vepron sipas shenjës së komunikacionit për mbajtje dhe përdorim të detyrueshëm, si dhe në situatë kur nuk ekziston shenjë e tillë komunikacioni. Nëse kushtet dimërore në rrugë nuk mundësojnë zhvillim të papenguar dhe të sigurtë të komunikacionit, përkatësisht detyrimisht ta vendosë pajisjen dimërore në automjet. KRSKRR u bën thirrje vozitësve të bëjnë kontrollin dimëror dhe përgatirjen e automjetit të vet, ta sigurojnë me kohë pajisjen e nevojshme dimërore, çdoherë ta mbajnë në auatomjetin e tyre dhe ta prëdorin në mënyrë të drejtë.

Comentarios