Furtunë në Maqedoni, arrestohet një tjetër ish-ministër
- strugaplus
- Nov 14, 2018
- 1 min read
Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë, Mile Janakievski është arrestuar nga policia.
Po ashtu sipas mediave maqedonase, është arrestuar edhe ish-sekretari gjeneral i qeverisë në kohën e VMRO-DPMNE-së, Kiril Bozinovski.
Ata janë arrestuar mbrëmë me kërkesë të prokurorisë speciale dhe vendim të Gjykatës Penale e më pas janë dërguar në burgun e Shutkës.
Arrestimi ka ardhur si rezultat i arratisjes së ish-kryeministrit Gruevskit dhe për të shmangur një largim të tyre policia i ka çuar pas hekurave

댓글