ESHS: REGJISTRIMI MË 2020 PA PËRKATËSI ETNIKE E FETARE
- strugaplus
- Nov 14, 2018
- 1 min read
Pilot-regjistrimi në prill të 2019
Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni do të zbatohet në Prill të vitit 2020. Planifikohet të angazhohen rreth 5 mijë regjistrues në tetë gjuhë, ku do të shfrytëzohet metoda e kombinuar: të dhënat nga terreni dhe të dhëna nga regjistri – u tha në takimin me gazetarë në Entin Shtetëror të Statistikës duke prezantuar standardet ndërkombëtare të regjistrimit.
Për ndërtimin e bazës së ardhshme të regjistrimit do të shfrytëzohen të dhëna nga Ministria për shoqëri informatike dhe administratë, nga MPB-ja Agjencia për kadastër, për punësim Fondi për sigurim shëndetësor, Ministria për punë dhe politikë sociale, Ministria e Arsimit, Regjistri qendror, Drejtoria për të Hyrat Publike, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Jashtme. Drejtori I Entit për Statistikë Apostol Simovski ka theksuar se në project versionin e ligjit për regjistrim propozohet të mos ketë pyetje për përkatësinë etnike dhe fetare, sic tha, që regjistrimi të mbrohet nga politizimi, por të ketë pyetje për gjuhën që flitet në amvisëritë dhe gjuhët amtare.
Me regjistrimin e vitit 2020 do të regjistrohet popullsia që është në Maqedoni, si dhe të huajt që kanë qëndrim mbi një vit në vend, por do të regjistrohet edhe popullata që jashtë vendit është më shumë se një vit. Ndërkaq, Simulimi i Regjistrimit do të zbatohet në prill të vitit 2019 në Gostivar, Zelenikovë, Kisella Vodë dhe në Sveti Nikollë kurse do të përshihen 3 mijë amvisëri. Sipas drejtorit të Entit për Statistikë regjistrimi do të kushtojë 8.5 milionë euro prej të cilëve 3.5 milionë euro për pilot regjistrimin. /Klan Maqedoni/

Yorumlar