Ka shkatuar zjarr policia e Strugës paditë qytetarin nga Veleshta - (strugalajm.com)
- strugaplus
- Nov 14, 2018
- 1 min read
Për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Nxitje e rrezikut të përgjithshëm”, Zyra e Jashtme per Punë kriminalistike Strugë, deri te Prokuroria Publike ngriti padi penale kundër 63 vjeçarit nga fshati Veleshtë i Strugës. Ai, më 16 Tetor të këtij viti, nga neglizhenca ka ndezur një sasi të barit të thatë në fushë në afërsi të fshatit me qka ka shkaktuar zjarr i cili më tej përhapet dhe përfshinë edhe kasollën në pronesi të një qytetari po nga i njëjti fshat.
Nga zjarri i shkaktuar janë djegur duaj bari dhe një pjesë e mekanizmit bujqësor, duke shkaktuar dëme prej 400.000 denarë.
Përhapja e mëtejshme e zjarrit është parandaluar nga ana e Brigadës se zjarrfikesve Strugë.
Sektori për Punë të Mbrendëshme Ohër
Zyra për marëdhënie me publikun
njofton (strugalajm.com)

Comments